75-vjeçari gjendet i pajetë në trotuar
Një 75-vjeçar me iniciale S.B. është gjetur i pajetë në rrugën “Vëllezërit Huta” në Tiranë.
Policia thotë se i moshuari u gjet i shtrirë në trotuar. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 75-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al