75-vjetori i trajnerit Reja, pak minuta festë mes kuqezinjve
Menjëherë pas ndeshjes në Budapest kombëtarja shqiptare u kthye në Shqipëri. Në orët e para të mëngjesit të 10 tetorit, federata i kishte përgatitur edhe një surprizë teknikut. Italiani mbushi 75 vjeç.
Përvjetori i italianit u prit me fishekzjarrë në kompleksin ku grumbullohet kombëtarja e futbollit. Pas fitores me Hungarinë edhe torta e ditëlindjes do të ishte më flamurin e Shqipërisë
Atmosfera që u krijua prej suksesit, nuk mund të harrohet as nga trajneri
“Ju falenderoj të gjithëve që më bëtë të kaloj një ditëlindje të jashtëzakonshme. Kjo fitore më gëzon më vjen keq për Gjimshitin, që u dëmtua. Djema lë të vazhdojmë kështu, pas kësaj ndeshjeje vjen tjetra dhe është e rëndësishme”.
Pak sekonda shkëputje dhe sikurse duket trajneri i dërgoi të gjithë në dhomat e tyre, pasi nuk ka kohë për të festuar. Ndeshja me Poloninë është po aq e rëndësishme për kombëtaren sa edhe suksesi me Hungarinë.
Tv Klan