760 të plagosur në Katalonjë


760 të plagosur në Katalonjë

20:40 01/10/2017

Kryebashkiaku i Barcelonës thotë se të paktën 760 persona janë plagosur, pasi policia ka përdorur forcën për të parandaluar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës.

Qeveria spanjolle ka premtuar ta ndalë me çdokush votimin e po me të njëjtin vullnet katalanasit i janë drejtuar qendrave të votimit.

Oficerët e policisë po i pengojnë njerëzit të votojnë dhe të marrin fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit. Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba gome gjatë protestave pro-referendumit.

Ndërkohë, ministria e brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ajo shtoi se 92 vendvotime ishin mbyllur.

Policia kombëtare dhe Guardia Civil – një force paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë – u dërguan në Katalonjë për të parandaluar votimin.

Në Girona, policia e trazirave shkatërroi rrugën e tyre në një vendvotim kreu i katalanasve  Puigdemont duhej te votonte. Megjithë rezistencën e policisë, presidentit i Katalonjës  arriti të votonte në një vendvotim tjetër.

Që nga e premtja, mijëra njerëz kanë zënë shkollat dhe ndërtesa të tjera të përcaktuara si vendvotime për ti mbajtur ato të hapura.

Organizatorët e referendumit kishin bërë thirrje për rezistence paqësore ndaj çdo veprimi policor.

Tv Klan






Të ngjashme