13:23 20/05/2014Një tjetër sasi e madhe marijuane me origjinë nga Shqipëria sekuestrohet nga autoritetet italiane.Këtë mëngjes, në drejtimin e Policisë Tatimore të Firences, në rajonin e Toskanës, është bërë e mundur të sekuestrohet një total prej 782 kilogramë cannabis sativa. 9 persona janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës: 7 shtetas shqiptarë, 1 rumun dhe një italian, gjenerlitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi. Operacioni ishte i shtrirë edhe në qytetet e Romës, Tivolit, Kjavarit, Fermos dhe Fanos. Ndërsa hetimet për këtë grup trafikantësh, të nisur kohë më parë, janë drejtuar nga prokuroria e kryeqytetit italian. Sipas vlerësimeve të autoriteteve, sasia e drogës të kapur në këtë operacion vlerësohet në mbi 4.6 milionë euro.Vetëm disa ditë më parë, policia italiane sekuestroi një tjetër sasi kolosale droge me preardhje nga Shqipëria. 900 kg kanabis u zbuluan në një garazh në zonën e Fiumiçinos, në periferi të Romës. Në pranga përfunduan dy shtetas italianë të moshave 35 dhe 37 vjeç. Ata ishin pronarë të garazhit ku ishte fshehur droga, vlera e të cilës është më e madhe se 1 milionë euro.TV KLAN