8-Marsi, festë apo protestë (2010)


8-Marsi, festë apo protestë (2010)

Autori: Blendi Fevziu

22:31 08/03/2010

8 Marsi njihet si “Dita e Gruas” në të gjithë botën. Prej vitesh tashmë 8 Marsi në Shqipëri konsiderohet si një ditë festive, por në botë kjo ditë shfrytëzohet për të ngritur zërin mbi të drejtat e grave. Ngjarjet që kanë shënuar këtë ditë kanë qenë të dhimbshme dhe të përgjakshme.

Pra, e parë në këtë këndvështrim, 8 Marsi është një festë, ku përkujtohet data e grave, të cilat kërkonin të drejtat e tyre, sepse më 8 mars 1911, Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet për herë të parë në Kopenhagë, Danimarkë, me nismën e Klara Zetkin, udhëheqëse e Organizatës së Grave të Partisë Socialdemokrate gjermane. E parë në këndvështrimin tjetër, kur grave u mohohen të drejtat, në këtë rast e humbet nocionin e festës dhe kalon në anën tjetër, në kërkim të mosnëpërkëmbjes së këtyre të drejtave, pra kalohet në protesta.

Për të folur lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Iris Luarasi, Monika Kryemadhi, Lajla Pernaska, Fjoralba Mishaxhi, Delina Fico dhe Ajola Xoxa./tvklan.al






Të ngjashme