8 Marsi, gratë marshim në Tiranë


8 Marsi, gratë marshim në Tiranë

12:39 08/03/2018

Dhjetëra gra dhe vajza, të organizuara nga Shoqëria Civile kanë marshuar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për të kërkuar më shumë të drejta për femrat dhe për të protestuar kundër dhunës ndaj tyre.

Marshimi ka nisur nga sheshi “Skënderbej” në qendër të Tiranës dhe është zhvendosur përgjatë bulevardit. Protestueset mbanin parulla e pankarta që përcillnin mesazhe të ndryshme, për barazi gjinore, kundër dhunës ndaj grave, parandalim të martesave në moshë të hershme etj.

Gratë dhe vajzat protestuese e kanë ndaluar për disa minuta këtë marshim para selisë së Kryeministrisë, ku me simbolikën e bilbilave dhe parullat që mbanin në duar, apeluan vëmendjen e shtetit për të drejtat e grave.

/abcnews.al






Të ngjashme