8 muaj pa marrë paratë, zgjidhet problemi i të dhënave


8 muaj pa marrë paratë, zgjidhet problemi i të dhënave

21:10 07/10/2021

Për rastin e shtetasit Bledi Hebeja, i cili nuk merr prej 8 muajsh pagesën e Kempit, që i takon si verbër, Stop u interesua dhe tek Shërbimi Social Portëz. Përgjegjësi Pëllumb Resulaj u shpreh, se sapo u kuptua ky gabim, dosja e pensionit u bllokua dhe çështja është në Prokurori.

“Ky është Bledi dhe lekët i ka marrë ky person. Lekët do t’i hidhen atij, dosja është në shqyrtim”, tha ai.

“Stop” mësoi, se prokurorja që ka dosjen e “bujshme” është Violeta Shkurti.

Juristja: Nuk jam e informuar, po të them! Kam qenë me leje lindjeje. Jo, zonjë në informacionin tim, mjekja e kempit tonë, ka kërkuar dosjen nga Njësia Administrative dhe ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë. Është një diskutim i bërë nëpërmjet kolegëve, dhe këtu për këtë gjë. Po të them, që kaq kam informacion!

Nuk dua diskutim se nuk po pimë kafe, dua të di kush është prokurori.

Juristja: Të pyes dhe të them! U informova pak dhe më thanë, që prokurorja qenka Violeta Shkurta.

Por ndërsa çështja po hetohet, “Stop” iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Pranë Ministrisë së Brendshme, ku zgjidhëm problemin. Bledi Hebeja do të riaplikojë sërish për kartë identiteti, që të rimarrë pensionin.

“Lidhur me rastin e shtetasit Bledi Hebeja i cili gabimisht ka aplikuar me të dhënat e shtetasit Bledar Hebeja ju informojmë se rasti u bllokua nga sistemi i aplikimit të kompanisë Aleat dhe iu referua Ministrisë së Brendshme për zgjidhje. Rasti është zgjidhur dhe i është dërguar kompanisë Aleat për riaplikimin e dokumenteve biometrike”, tha ai.

Qytetari Bledi Hebeja: Përshëndetje, Odeta!

Rasti u zgjidh dhe ty nuk të mbetet gjë tjetër veçse të paraqitesh te zyra e aplikimit.

Qytetari Bledi Hebeja: Faleminderit! Faleminderit shumë!

Me kartën e identitetit do të marrësh edhe pensionin e invaliditetit edhe ato 8 muaj që të janë mohuar padrejtësisht.

Qytetari Bledi Hebeja: Faleminderit shumë juve të Stopit, se ishte shumë e rëndësishme, u bë dhe një kohë tepër e gjatë, që në janar deri më sot!

Harroji të gjithë ato muajt e mundimshëm sepse do i marrësh të gjitha kokërr më kokërr.

Qytetari Bledi Hebeja: Duan motorin e Stopit ato, që të lëvizin!/tvklan.al






Të ngjashme