8 persona në takimin e ruseve me djalin e Trump
Zgjerohet më tej skandali ku është përfshirë djali i madh i presidentit amerikan Donald Tramp, i cili takoi një avokate ruse për të siguruar informacion kundër Hillary Clinton. Sipas Associated Press, në takimin me rusët morën pjesë të paktën 8 persona. Mes të pranishmëve ishte edhe Rinat Akhmetshin, ish-ushtarak rus, tashmë një lobist i njohur. Ai është ngarkuar nga një organizatë ruse të lobojë për heqjen e sanksioneve nda koorporatave ruse. Detaji i fundit rëndon më tepër situatën për djalin e presidentit, i cili më herët kishte deklaruar se në takim ishin të pranishëm vetëm kunati i tij Jared Kushner, ish-shefi i fushatës i fushatës Paul Manafort, avokatja ruse dhe ndërmjetësi i takimit Rob Goldstone.
Vetë djali i presidentit e ka pranuar takimin dhe ka publikuar emailet me ndërmjetësin Goldstone, por sqaroi se biseda e shkurtër me avokaten ishte kohë e humbur. Donald Trump e cilësoi veprimin e të birit si një provë transparence, duke thënë se gjithkush do të shkonte në një takim për të marrë informacione për kundërshtarin politik.
Demokratët në Kongres nuk vonuan të reagojnë, duke kërkuar që lobisti rus të thërritet për të dëshmuar përpara komisionit hetimor. Ata thanë se tashme ka prova se familja Trump ka tentuar të bashkëpunojë me Kremlinin për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. Edhe djalit të presidentit i është kërkuar dëshmia.
Tv Klan