8 të plagosur nga shpërthimi në një rafineri nafte
Një shpërthim në një rafineri nafte pranë qytetit Ingolshtad, në jug të Gjermanisë shkaktoi 8 të plagosur. Më shumë se 1800 banorë të zonës janë evakuuar nga policia.
Qindra zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e flakëve, por rreziku për shpërthime të tjera është i madh. Shkaku i shpërthimit që shkaktoi edhe një rreze tymi toksik prej 20 km mbetet ende i panjohur. Tv Klan