8 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Shënohen 510 raste të reja infektimesh
Mbeten të qëndrueshme shifrat e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2198 testime të kryera janë konfirmuar si mbartës të virusit 510 qytetarë të tjerë.
Tirana vazhdon të mbetet vatra më e nxehtë e përhapjes së virusit me 224 raste dhe pas saj vjen Fieri me 40, Durrësi me 35, Shkodra me 22 dhe Vlora me 21 raste.
8 pacientë nuk i mbijetuan Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, 3 prej tyre nga Tirana, 2 nga Durrësi dhe nga 1 nga Kruja, Berati e Tropoja. Numri i përgjithshëm i viktimave prej fillimit të pandemisë në vend shkoi në 1125.
Numri i të shtruarve edhe për këtë 24-orësh vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 477, ndërsa në të gjithë vendin mbeten ende 23,426 raste aktive.
Tv Klan