8 viktima në 24 orë nga Covid në Kosovë
Raportohen edhe 119 raste të reja pozitive
Shifra të larta raportohen sërish sot edhe në Kosovë.
Në 24 orët e fundit 8 pacientë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit duke e çuar totalin në 516.
Autoritetet thanë se ka shënuar sërish rritje numri i të prekurve të rinj pasi janë identifikuar 119 raste pozitive në 24 orë.
Në Kosovë numërohen mbi 3300 raste aktive.
Tv Klan