8 vite burg për supertrafikantin shqiptar të drogës
Më 8 shtator 2015 Dorian Konti u kap me thuajse gjysmë kilogramë heroinë të fshehur në makinën e tij, tip Alfa Mito.
Pas arrestimit ai nuk kishte thënë asnjë fjalë. Por hetuesit italianë dyshonin që 32-vjeçari shqiptar me banim në Pordenonese, ishte një prej “trafikantëve të mëdhej” të drogës, që shpërndahej në zonën e Padovas. Disa ditë më vonë ata zbuluan, më 11 Shtator, ata zbuluan një rafineri droge që Konti kishte ngritur në shtëpinë e rij në Campodarsego. Ditën e djeshme gjykata italiane e ka dënuar Dorian Kontin me 8 vite burg dhe me një gjobë prej 40 mijë eurosh. 32-vjeçari shqiptar ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, që parashikon sipas ligjit italian uljen e një të tretës së dënimit. Në apartamentin dhe garazhin i tij në Campodarsego, të shndërruar në një laborator droge për të përpunuar ndarjen me doza, u sekuestuarn rreth 57.380 kilogramë marijuanë, 8,722 kilogramë heroinë dhe 796 gramë kokainë. Askush nga fqinjët e shqiptarit nuk dyshonte se garazhi ishte transformuar në një punishte për përpunimin dhe ndarjen e dorgës. Sipas hetuesve, Konti ishte një grosist i nivelit të lartë dhe droga që vinte nga Shqipëria nuk transportohej personalisht nga ai, por vinte me korrierë. Në kontrolloin e parë që ju bë makinë së Kontit, u gjet një palë çelësa dhe një telefon celular. Duke analizuar sinjalin e këtij të fundit, agjentë kanë arritur që të gjejnë pushimet e tij të drogës./tvklan.al