
8-vjeçari merr makinën pa leje, kapet në autostradë me 140 km/h
Një fëmijë 8 vjeç në Gjermani mori pa leje makinën e prindërve të tij për të bërë një xhiro në autostradë. Ai u ndalua nga policia teksa po udhëtonte me shpejtësi 140 km/h drejt qytetit të Dortmund.
8-vjeçari kishte ndezur bllokazhin sinjalizues dhe kishte vendosur një trekëndësh të vogël paralajmërues në pjesën e pasme të makinës. Pasi u ndalua nga autoritetet, ai u tha policëve: “Doja thjesht të bëja një shëtitje”. Më pas nisi të qante.
Ndërkohë, e ëma e fëmijës kishte njoftuar policinë se djali i saj ishte larguar nga banesa dhe kishte marrë makinën e familjes “Volkswagen Golf”. Për fat të mirë, kjo ngjarje kaloi pa pasoja dhe nuk pati asnjë të lënduar. /tvklan.al