8 vjet burg për supergrabitësin e bankave shqiptare, Kejdi Kote (2 Prill 2001)
8 vjet burg për Kejdi Koten, superhajdutin e bankave shqiptare. Gjyqtari Kreshnik Omari ka dhënë sot vendimin e Gjykatës së Tiranës ku vendos burgimin 8-vjeçar për Koten dhe 5 vjet për bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Vjedhja e 250 milionë lekëve në Bankën e Kursimeve 2 vjet më parë nëpërmjet një super mashtrimi, falsifikimi të dokumentave të gjendjes civile, falsifikim pasaportash e vizash kanë qenë akuzat që rënduan mbi të riun Kote.
Në bazë të provave gjytari Omari vendosi burgosjen e Kotes për 8 vjet. 5 vjet u dënua dhe gruaja që luajti rolin kryesor të tërhqjes në bankë të shumës spektakolare. Ndërkohë që i vetmi që u lirua në sallë ishte Armando Abazi i dënuar për moskallëzim krimi në kohën e paraburgimit./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj