8 vjetori i Partisë Republikane dhe Asambleja e Partisë (15 Janar 1999)
Viti 1999 është konsideruar nga republikanët si vit elektoral dhe kjo është arsyeja që parësore për partinë e djathtë në këto muaj do të jetë dhe përgatitja dhe riorganizimi i të gjitha strukturave të saj. Kreu i republikaneëve Fatmir Mediu ka hapur mbledhjen e asamblesë së partisë.
Sipas tij shpesh pozicioni i republikanëve shihet si ai i një partie mediatore, në kemi fizionominë dhe rolin tonë të rëndësishëm vijoi ai. Ai renditi këtu dhe disa iniciativa të sukseshme si mbledhjen e tryezës së partive për Kosovën, atë të firmave për dërgimin e Millosheviç në Hagë apo ndërmarrje të tjera.
Më pas në mbledhjen e asamblesë e mori fjalën anëtari i saj Sabri Godo. Po sot republikanët kanë pasur sot përvjetorin e tetë të themelimit të partisë së tyre i cili u përkujtua me një koktej në Pallatin e Kongreseve ku kishte të ftuar krerët e partive dhe ambasadorë e politikane shqiptare./tvklan.al