“83 shtete rrezikojnë të zhduken”


“83 shtete rrezikojnë të zhduken”

13:30 03/06/2017

Traktati i Parisit për Ndryshimet Klimatike është shumë i rëndësishëm për globin, pasi 83 shtete rrezikojnë të zhduken nga harta me rritjen e niveleve të deteve.

Kjo është deklarata e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili foli në Berlin mbi rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe arritjet e Unionit. Ai tha se monedha e përbashkët, tregu ndërkombëtar dhe paqja në Europë janë disa prej sukseseve më të mëdha të BE-së.

Ndërsa lidhur me Traktatin e Parisit, Juncker tha se marrëveshja ka obligime ligjore ndërkombëtare. “

Nuk ka ta bëjë vetëm me të ardhmen e njerëzimit në Europë; mbi të gjitha ka të bëjë me të ardhmen e njerëzve gjetkë. 83 shtete rrezikojnë të zhduken nga harta teksa nivelet e deteve rriten, nëse nuk jemi të vendosur në nisjen e luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Dy ditë më parë, Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-ve nga Traktati i Parisit që synonte të luftonte ngrohjen globale, shkrirjen e akujve dhe rritjen e nivelit të deteve.  Vendimi i tij ka provokuar kundërshtimin e fortë të liderëve anekënd botës. /tvklan.al





Të ngjashme