13 viktima nga Covid brenda një dite
865 raste të reja, rriten pacientët në spitale
Rritet numri i personave që kanë humbur jetën brenda një dite nga koronavirusi në Shqipëri. 13 paciente nuk e kanë përballuar dot betejën me virusin dhe kanë ndërruar jetë në spitalet Covid.
9 persona kanë humbur jetën në Tiranë, 1 në Mat, 1 në Kavajë, 1 në Lushnje dhe 1 në Vlorë. Të gjithë të moshave 60-80 vjeç. Numri i viktimave nga Covid ka shkuar në 1393 që nga fillimi I pandemisë.
Ndërkohë edhe rastet e reja të infektimeve mbeten të larta në vend. 865 qytetarë të tjerë janë infektuar me Covid-19, nga 2960 testime të zhvilluara.
Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë në Tiranë, ndërsa më pas vijnë Fieri, Lushnje dhe Durrësi. Nç vend janë 29.677 raste aktive me Covid, ku 17 mijë janë vetëm në Tiranë.
Numri i të shtruarve në spital është rritur ditët e fundit. Aktualisht ë spitalet Covid po trajtohen 365 pacientë, 25 janë në terapi intensive nga të cilët 9 janë të intubuar. Të shëruar ne 24 orët e fundit janë 498 qytetarë.
Tv Klan