Rekord të infektuarish nga Covid
873 raste të reja dhe 14 humbje jete
Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë Shqipëria shënon shifër rekord të infektuarish me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 2714 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv 873 persona.
Afro gjysma e tyre, 364 raste janë vetëm në Tiranë, e ndjekur më pas nga Fieri më 100 raste, 67 raste në Durrës dhe 57 raste në Elbasan.
Krahasuar me një ditë më parë janë 121 raste më shumë me covid. Në vend janë afro 22 mijë raste pozitiv aktiv, dhe gjysma e tyre janë vetëm në qarkun e Tiranës.
Po ashtu edhe numri i viktimave vijon të mbetet i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 pacientë të moshave 56-84 vjeç duke e çuar në 965 numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë.
Numri i të shtruarve në spital prej javësh ëshët pothuajse në të njëjtat shifra. Aktualisht në 4 spitalet covid po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i pandemisë.
COVID-19 – Statistika (10 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 873
Të shëruar ne 24 orë 537
Të shtruar në spitale 436
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.714
Testime totale 213.837
Raste pozitive 46.061
Raste të shëruara 23.609
Raste Aktive 21.487
Humbje jete 965
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11707
Fier 1655
Durrës 1374
Korçë 1081
Vlorë 1067
Shkodër 977
Elbasan 894
Lezhë 798
Berat 744
Gjirokastër 485
Kukës 440
Dibër 265
Tv Klan