9 ekskursionistë të vdekur nga përmbytjet në Izrael


9 ekskursionistë të vdekur nga përmbytjet në Izrael

12:37 27/04/2018

Nëntë ekskursionistë 18-vjeçarë janë vrarë dhe një është zhdukur pasi përmbytjet kanë vërshuar në Nahal Tzafit, jug të Izraelit.

Mediat izraelite thanë se ata i përkisnin një grupi prej 25 personash, të cilët ishin anëtarë të një programi parapërgatitor të ushtrisë.

Rreth 15 ekskursionistë të tjerë u shpëtuan, dy prej të cilëve thuhet se vuanin nga hipotermia.

Ata po trajtohen në Qendrën Mjekësore Soroka në Be’er Sheva, raporton gazeta izraelite Haaretz.

Grupi po ecte përgjatë lumit Tzafit, pranë Detit të Vdekur, kur vërshuan përmbytjet.

 “Ne nuk ishim në gjendje të dilnim nga rryma dhe u përfshimë nga lumi

”, tha një nga studentët e shpëtuar .

Tetë prej nëntë 18-vjeçarëve të vdekur, ishin vajza.

Grupet e shpëtimit po kërkojnë për vajzën e humbur e cila mendohet të jetë një vajzë./tvklan.al 






Të ngjashme