9 humbje jete nga Covid në Kosovë


9 humbje jete nga Covid në Kosovë

16:44 17/08/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 129 të reja me COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve është 152.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport, transmeton Klan Kosova.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 11 mijë 545 raste nga 44.433 persona të dyshimtë në virusin korona.

Deri tani ky virus në vend ka marrë jetën e 410 personave, ndërkaq shtatë mijë e 343 janë shëruar./klankosova






Të ngjashme