9 mënyrat për të lënë përshtypje pozitive tek njerëzit
Këto janë disa këshilla të vlefshme se si ju mund të përmirësoni lojën tuaj të njohjes më mirë me dikë. Ju mund të praktikoheni me persona të huaj të cilët nuk do i takoni më në jetën tuaj, meqenëse një studim sugjeron se biseda me personat me të cilët ndodheni në të njëjtën situatë, do ju bëjë më të lumtur.
Është koha për të lënë përshtypje të mira tek njerëzit që njihni me anë të aftësive tuaj të përkryera komunikative. 1.Shfaqni interes ndaj personit që po flet Mënyra më e mirë për ta bërë një bisedë të zgjasë është që ju të tregoni që interesoheni për gjërat që ka për të thënë personi tjetër. Duhet ta lini personin tjetër të ndajë me ju informacion për veten. Njerëzve u pëlqen të flasin për veten. 2.Bëni pyetje të hapura Në vend që të bëni pyetje përgjigja e të cilave është po ose jo, inkurajojeni bashkëbiseduesin tuaj të ndajë me ju detaje të shumta nga jeta e tij. Pyetjet e hapura çojnë në rrugë më polemike dhe kështu biseda mund të vazhdojë. 3.Lëreni bashkëbiseduesin tuaj t’ju mësojë Nëse jeni duke diskutuar një temë për të cilën nuk dini shumë, jini të sinqertë me personin tjetër dhe lërini ata t’ju tregojnë atë që dinë. 4.Lexoni lajmet Nëse doni që të ndërveproni me një person të cilin e keni qejf bëni mirë t’i hidhni një sy gazetës ose lajmeve më të fundit për të cilat mund të jetë i interesuar personi tjetër dhe më pas mund të filloni me pyetjen: “E dëgjove që.... ?”, “E more vesh që... ?”, etj. 5.Tregohuni i siqertë S’ka asgjë të keqe të thoni: “Nuk më pëlqejnë bisedat e pakuptimta a mund të flasim për diçka të rëndësishme?” Me shumë mundësi partneri juaj do ndihet disi më i lehtësuar. Bëni disa pyetje “të mëdha” që tregojnë dhe intimitet si: “U trembe nga ndonjë gjë sot?”, “A ndihesh i/e lumtur me mënyrën aktuale të jetesës?”. 6.Kopjoni bashkëbisedues të zotët Dëgjoni komedianë, prezantues emisionesh ose personat që keni pranë. Përpiquni të memorizoni pyetjet që ata bëjnë dhe si e përdorin heshtjen në të mirën e tyre. 7.Ngrijani moralin partnerit tuaj Bëjini komplimente atij/asaj gjatë bisedës por jo vend e pa vend. Përpiquni që t’i bëni të ndihen mirë gjithnjë personat me të cilët bisedoni. 8.Pyesni: “Me çfarë je marrë këto ditë?” Kjo është diçka e dobishme sepse i lejon njerëzit të zgjedhin atë ku do fokusohen (punën, familjen, hobin). 9.Dijeni që nuk jeni vetëm ju të turpshëm por edhe personi tjetër Nuk jeni vetëm ju të cilët ndiheni çuditshëm. Madje edhe ata që duken sikur kanë shumë besim tek vetja, mund të jenë në të njëjtën situatë me ju./tvklan.al