Vetëm 9 raste të reja me koronavirus në 24 orë
MSH: Shtohen të prekurit në Kurbin, situata nën kontroll
Kryeqyteti ka shënuar vetëm një rast të ri të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa Kurbini ka njohur një rritje të të infektuarve.
“Në 24 orët e fundit janë ..konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier. Deri në këto momente ..janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve”.
I pandryshueshëm vijon të jetë numri i personave që kanë nevojë për trajtim spitalor. Në dy spitalet Covid në kryeqytet janë të shtruar 43 të infektuar.
“Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavijon”.
19 pacientë janë shëruar pas prekjes nga koronavirusi, mes të shëruarve, 2 janë infermierë dhe 1 mjek që do të rikthehen në detyrë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302. Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh”.
Deri më sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Tv Klan