Tirana e Kruja, dy vatrat e Covid-19


Tirana e Kruja, dy vatrat e Covid-19

12:19 01/05/2020

Zbulohen 9 raste të reja

Tirana dhe Kruja vijojnë të kenë raste të reja të të prekurve nga koronavirusi. Përgjatë 24 orëve të fundit Instituti i Shëndetit Publik ka zbuluar 9 të infektuar, nga analizat që ka kryer tek 245 dyshuar.

“Përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar”.

Ekspertët e vlerësojnë të qëndrueshme situatën epidemiologjike aktuale.

“Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID-19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit”.

Aktualisht janë 263 pacientët aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë dhe vetëm disa janë në spital.

“Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”.

Që prej përfshirjes së vendit tonë nga pandemia e koronavirusit, 31 persona e kanë humbur betejën.

Tv Klan






Të ngjashme