9 raste të reja me koronavirus
7 mjekë mes 51 të infektuarve
9 raste të reja me koronavirus janë identifikuar nga laboratori i institutit të shëndetit publik gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total 51 numrin e prekurve.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Mes të infektuarve janë 7 mjekë e infermierë, prej të cilëve një në Durrës i cili u infektua nga pacientia 73 vjeçare qëndërroi jetë dhe 6 të tjerë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të infektuar nga i afërmi i një pacienti që i shkoi për vizitë dhe nuk tregoi se kishte udhëtuar në Itali.
“ Në vijim të hetimit të hollësishëm epidemilologjik të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Infektimi i personelit mjekeëor nga paciente apo të afërm të tyre që nuk tregojnë se kanë udhëtuar në vendet e prekura, është kthyer në një shqetësim parësor.
Nga te infektuarit, vetëm një është në gjendje të rëndë.
“ 20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”.
Ekspertet e shëndetësisë vlerësojnë se shifrat e të prekurve do të rriten. Për të përballuar situatën, Shqipëria i ka kërkuar ndihmë për pajisje mjekësore Kinës, vendit që po e fiton betejën me koronavirusin.
“ I jemi drejtuar ambasadës me një kërkese zyrtare…”, u shpreh Mira Rakacolli.
Bluzat e bardha thonë se vetëm vetëizolimi do të sigurojë frenim të përhapjes së virusit në popullatë.
Tv Klan