9 shqiptarë në pranga


9 shqiptarë në pranga

16:24 20/12/2016

Greqi-Policia greke ka asgjësuar një grup që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në këtë operacion janë vënë në pranga nëntë shtetas shqiptarë dhe një grek.

Policia gjeti dhe sekuestroi 173.3 kilogramë kanabis dhe 277 gram heroinë. Gjithashtu u sekuestruan 77.655 euro cash, 5 automjete të llojeve të ndryshme dhe një furgon.

Operacioni u urdhërua pasi policia arrestoi 2 shtetas shqiptarë në muajin nëntor, njëri nga të cilët, një 41-vjeçar, besohet të ishte dhe lideri i bandës që mund të jetë e lidhur me 100 raste trafikimi të drogës, të cilat janë ende nën hetim./ tvklan.al






Të ngjashme