90 kg drogë me kamion drejt Italisë, pranga shqiptarit


90 kg drogë me kamion drejt Italisë, pranga shqiptarit

11:39 07/12/2016

Një shqiptar ka rënë në pranga e policisë italiane, pasi u kap me 90 kilogramë marijuanë.

Droga u sekuestrua në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza. Sipas mediave italiane, ajo vinte nga Shqipëria dhe ishte e fshehur në një kamion mallrash.

Për momentin nuk bëhet me dije emri i shqiptarit të arrestuar./tvklan.al

 

 






Të ngjashme