90-vjeçari italian shtyp gruan shqiptare


90-vjeçari italian shtyp gruan shqiptare

09:39 15/11/2016

Një grua 45-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali, në një aksident automobilistik. Sipas mediave italiane viktima është Diana Brahimi, me profesion estetiste dhe aksidenti ka ndodhur mbrëmë ne Ponsacco, province e Pizas.

Gruaja ka qene duke ecur në këmbë në trotuar, teksa kthehej nga puna si çdo nate kur është goditur nga një makine që drejtohej nga një 90-vjecar.

Mediat shkruajnë se trupi pa jete i gruas ka mbetur poshtë makinës dhe është nxjerre vetëm pasi zjarrfikëset kane mundësuar ngritjen e automjetit.

I moshuari, që shkaktoi aksidentin, ka mundur të thotë me pas mes tronditjes se nuk e kishte llogaritur që në rruge ishte duke kaluar dikush.

Familja e Diana Brahimit jetonte prej shume vitesh ne Ponsacco dhe ishte e njohur jo vetëm ne komunitetin shqiptar aty. Për aksidentin do të ketë një hetim nga prokuroria e Pizas./tvklan.al






Të ngjashme