90-vjeçarja shërohet nga koronavirusi
Një 90-vjeçare është shëruar nga koronavirusi në vendin tonë. Bëhet fjalë për një të moshuar nga Hasi, ndërsa lajmin e mirë e ka shpërndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.
“Lajm i mirë: Nonë Nifja nga hasi, plot 90 vjeç, u shërua. Tani edhe 120 të paktën o non, se 100 nuk bohet llaf”, shkruan Kryeministri.
Në këtë mënyrë numri i të shëruarve në vendin tonë nga koronavirusi shkon në 183. Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 2 infermierë në Tiranë, duke e çuar numrin e personelit mjekësor të shëruar në 30.
Deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 23 persona./tvklan.al