900 mijë viktima nga Covid-19
Rekord prej 95 mijë të infektuarish në një ditë në Indi
Thellohet bilanci global i viktimave nga Covid-19 në gjithë globin. Shifra e tyre preku rekordin e ri prej mbi 900 mijë të vdekurish, të cilët janë pjesë e totalit prej më shumë se 28 milionë të prekurish që prej nisjes së pandemisë.
Më problematike situata paraqitet në Indi ku këtë 24 orësh u shënua një rekord botëror të prekurish prej mbi 95 mijë. Këtë shifër ditore nuk e ka arritur asnjë vend tjetër deri më sot. Ritmet e përhapjes së Covid-19 në Indi janë për momentin më të lartat në shkallë globale. Ky vend renditet i dyti pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kryesojnë listën botërore për nga numri i të infektuarve dhe viktimave.
Shtimi i ritmeve të infektimeve ka detyruar autoritetet e Xhakartës, metropolit me 9 milionë banorë të Indonezisë të rikthejë karantinën, duke u bërë i pari kryeqytet në botë që rikthen masat bllokuese. Shifrat e infektimeve ditore vijojnë të jenë të larta edhe në vendet europiane.
Tv Klan