96 kg drogë në shtëpi, arrestohet i zoti
Një 39-vjeçar ka përfunduar në prangat e autoriteteve në Vlorë, pasi iu gjet një sasi prej 96.4 kilogramësh kanabis.
Ai është Artur Hoxhaj dhe u arrestua pas një operacioni të policisë në lagjen “15 Tetori”. Droga, sipas burimeve zyrtare, u gjet në një banesë në këtë lagje, që ishte në ruajtje nga 39-vjeçari.
/tvklan.al