99 vite burg për reperin që porositi vrasjen me pagesë të së ëmës
Një reper amerikan është dënuar me 99 vite burg pasi porositi një vrasës me pagesë që të vriste nënën e tij. Qaw’mane Wilson ose i njohur “Young QC” u shpall fajtor vitin e kaluar, por dënimi ndaj tij u dha këtë të premte. E ëma e tij, Yolanda Holmes, u qëllua me armë dhe pastaj u godit me thikë nga Eugene Spencer, i cili ishte porositur nga reperi për vrasjen.
Wilson ishte djali i vetëm i gruas. Vrasjen ai e kreu për shkak se donte të kishte akses në llogarinë e saj bankare dhe paratë e sigurimit të jetës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012. Këto para, i riu i shpenzoi për video muzikore, ndërsa me mijëra të tjera ua shpërndante fansave të tij. Në një gjyq të gjatë, gjykata dëgjoi se si vrasësi me pagesë kishte shkuar në apartamentin e nënës së reperit.
Ai e qëlloi Holmes ndërkohë që flinte. Më pas la pandjenja të dashurin e saj. Por reperi e kishte marrë në telefon ku i kishte thënë që të sigurohej që ajo kishte vdekur. Më pas vrasësi është kthyer dhe për siguri e ka goditur disa herë me thikë. Vrasësi me pagesë u dënua me 100 vjet burg për ngjarjen./tvklan.al