MASH: Shkollat fillojnë mësimin më datë 5 Janar
Sistemi arsimor në vend do të rifillojë procesin mësimor ditën e martë.
Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjitha shkollat nëntë-vjeçare, të mesme dhe universitetet do të fillojnë mësimin rregullisht në datën 5 Janar.
Përjashtim do të bëjë vetëm universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe shkollat e mesme profesionle në këtë qyetet, të cilat për shkak të emergjencës së shpallur në këtë qyetet do të fillojnë mësimin në datën 15 Janar.
Konviktet e tyre po përdoren për evakuimin e banorëve të përmbytur në Lezhë dhe Shkodër.
Tv Klan