Federata Shqiptare Futbollit, mbledhje urgjente (24 Gusht 1998)
Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar një mbledhje urgjente. Dy kanë qënë problemet kryesore që janë diskutuar. Kontrata e trajnerit Hafizi si dhe problemet që hasin lojtarët. Për trajnerin Hafizi janë dhënë tre alternativa. Së pari kontratë shtetërore plus shpërblime, kontratë plus të ardhura dytësore ose një kontatë jashtë Federeratës e bazuar plotësisht në të ardhura dytësore.
Për të gjitha këto duhet të shihet kodi i punës por gjithsesi trajneri Hafizi dhe sekretari Starova në ditët e ardhshme do të zhvillojnë një takim dypalësh për të saktësuar gjithçka. I rëndësishëm është fakti që më në fund trajneri i ri i Kombëtares ka një kontratë./tvklan.al