Petro Koçi, homazhe për policin e vrarë (7 dhjetor 1998)


Petro Koçi, homazhe për policin e vrarë (7 dhjetor 1998)

15:28 07/12/1998

Ministri Koçi ka nderuar policin e vrarë. Sot u varros polici i vrarë në rrethin e Tepelenës. 35 vjeçari Kastriot Çiçi i cili kishte për detyrë shoqërimin e autobusit të linjës Tiranë – Athinë, është qëlluar dje në krye të detyrës nga katër persona të armatosur.

Sot mes dhimbjes së familjarëve dhe shokëve të policit të ri, për të nderuar punën dhe detyrën e Kastriotit, shkoi vetë ministri Koçi. Por edhe pse nderi që i bëri familjes së tij zyrtari më i lartë i Rendit, për familjarët dhimbja e humbjes së familjarit të tyre ishte mjaft e madhe.

Vetëm në harkun kohor të këtij viti numri i policëve të vrarë në krye të detyrës shkoi në 19. Janë 19 djem nënash që për të mbajtur familjet e tyre zgjodhën profesionin e policit dhe duke u mundur t’a kryejnë sa më mirë atë kanë dhënë dhe jetën. Sot Forcat e Rendit ndihen më të pikëlluar se kurrë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme