Diplomacia shqiptare (6 Shkurt 1999)
Diplomacia shqiptare po ndjek hap pas hapi zhvillimet e bisedimeve shqiptaro-serbe për Kosovën në Rambuje. Deri në momentet e fundit kur palët janë ulur në tryezë, diplomacia shqiptare ka komunikuar në mënyrë intensive me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dhe me ambasadorët e gjashtë vendeve të Grupit të Kontaktit.
Entet diplomatike kanë përfshirë dhe përfaqësinë e Kosovës në Tiranë e cila ka preferuar të heshtë para fillimit zyrtar të bisedimeve. Asnjë koment nga drejtuesi i zyrës së përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, Iljaz Ramajli, pasi Qeveria aktuale e Kosovës ende ndjehet e pasigurtë nga ecuria e bisedimeve.
Kjo lidhet dhe me atë që vetëm në momentin e fundit u arrit krijimi i grupit përfaqësues i përbashkët i shqiptarëve të Kosovës i përbërë prej 15 anëtarësh përfshirë dhe UÇK-në. Pavarësisht nga statusi që apo afrohet në Rambuje, qeveria e Kosovës është deklaruar për pavarësinë e Kosovës./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame