Forumi i Tiranës, Mejdani për dialogun (12 Shkurt 1999)
Për herë të parë Forumi i Tiranës është mbledhur sot me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani dhe të gjitha partive politike me qëllimin e konsolidimit të dialogut demokratik në Shqipëri. Të kalohet nga konfrontizmi në bashkëpunim, pra dialog mes partive të ndryshme politike shqiptare, mes politikanëve dhe popullit, shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.
Presidenti Mejdani hap diskutimet në këtë forum duke theksuar ndërtimin e besimit të qytetarëve tek institucionet, tek demokracia, njëkohësisht ka vënë theksin tek kultivimi i një media të shkruar dhe elektronike qytetare. Inspiruese dhe qytetare ku për median është shprehur se ajo ekzalton shpesh të zezën, të keqen dhe jo të bardhën.
Aktivizimi i të gjitha këtyre faktorëve e favorizon dhe e siguron ndërtimin e një mendësie të re demokratike. Forumi do të paraqesë, diskutojë dhe të përpiqet që të gjejë një konsensus mbi propozime konkrete si dhe rrugët për t’i vënë në zbatim ato./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti