Neritan Ceka intervistë (18 Shkurt 1999)
Intervistë me Kryetarin e Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka.
Gazetari: Zoti Ceka do të vazhdojë Fatos Klosi të qëndroje në krye të SHIK-ut?
Neritan Ceka: Nuk ka arsye për t’u larguar. Natyrisht konflikti që mund të ketë lindur me Kryetarin e Këshillit të Ministrave nuk është shumë i thellë mendoj që ka të bëjë vetëm me keqkuptime për shkaqe të interpretimit të ligjit, pra është një konflikt institucional që ne shpresojmë t’a ndjekim
gjithashtu në rrugë institucionale.
Gazetari: Po përsa i përket dërgimit të njerëzve të SHIK-ut në Rambuje a duhet të ishte vënë në dijeni Kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe Presidenti, si organe që kanë kompetencë në Shërbimin Informativ Kombëtar?
Neritan Ceka: Presidenti vetëm merr informacionet, merr një raport pas mbarimit të punës, nëqoftëse kanë bërë ndonjë punë. Natyrisht që kreu i
Shërbimit Informativ Kombëtar, mesa di unë është në dijeni të punës që kanë bërë në Rambuje, nëqoftëse kanë bërë ndonjë punë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame