Shusel në Tiranë (30 Prill 1999)
Austria kërkon vazhdimin e sulmeve të NATO-s ndaj Millosheviçit derisa të plotësohen të gjitha kushtet e vëna nga Komuniteti Ndërkombëtar. Këtë e ka deklaruar Zëvëndëskancelari dhe Ministri i Jashtëm Austriak Volfan Shusel në takimin me Presidentin Mejdani. Shusel tha se Austria është e gatshme të presë dy mijë refugjatë kosovarë. Presidenti Mejdani kërkoi largimin e ushtrisë serbe nga Kosova për vendosjen atje të një autoriteti ndërkombëtar ushtarak dhe krijimin e kushteve për rikthimin e refugjatëve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame