Paskal Milo, intervistë (20 Korrik 1999)


Paskal Milo, intervistë (20 Korrik 1999)

13:02 20/07/1999

Intervistë me Ministrin e Jashtëm, zotin Paskal Milo.

Paskal Milo: Agjencia për Rindërtimin e Ballkanit, do të jetë Selaniku sipas vendimit që është marrë në Rio, ndërsa në Kosovë do të ketë një antenë për Rindërtimin e Kosovës. Dhe ky vendim që është marrë dje në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE, duhet patjetër që të ratifikohet nga Parlamenti Europian, gjë që do të bëhet në muajin Shtator. Kjo është e sakta.

Gazetari: Përsa i përket projekteve konkrete në Samitin e Sarajevos çfarë do të paraqesë Qeveria Shqiptare?

Paskal Milo: Do të ketë dy ndërhyrje të delegacionit shqiptar. Njëra do të jetë në datën 29 pasdite në mbledhjen që do të ketë kryetarët e qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian me kryetarët e qeverive të shteteve të 10 vendeve të Rajonit, ndërsa ditën tjetër në orën 12 do të fillojë Samiti i Sarajevos, në të cilin përsëri delegacioni shqiptar do të ketë një ndërhyrje prej 3 minutash si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë./tvklan.al

Gazetare: Vladimir Lame






Të ngjashme