Dhori Kule, intervistë (3 Shtator 1999)
Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialdemokrate, zotin Dhori Kule.
Gazetari: Si e konsideroni veprimin e djeshëm të zotit Gjinushi, largimi juaj nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm?
Dhori Kule: Unë jam prononcuar më parë për këtë, unë i kisha kërkuar që ta shtyntë atë mbledhje në të cilën unë kisha dëshirë të komunikoja me miqtë që kam në Këshillin Drejtues Kombëtar. E dëgjova nëpërmjet medias atë konkluzion që kishte absurdin e vet. Qoftë dhe në pamje të parë kur tha se vetëm dy veta ishin kundër me një votim të hapur. Megjithatë unë e kam thënë, kam qënë dhe do të mbetem në PSD, tashmë jam në kryesi dhe në këshill. Do të mbetem në kuadrin e atij pozicionimi që ne kemi. Së shpejti do ta shpallim platformën e fraksionit, platformë që është bërë e njohur. Kam besim qe edhe ata që mbajtën një pozicion të ndryshme shumë shpejt do ta kuptojnë që do të afrohen në pozicionin tonë.
Gazetari: Pse u hakmor Gjinushi ndaj jush, çfarë i keni bërë PSD-së?
Dhori Kule: Vetëm mirë, asgjë tjetër, edhe as PSD-së, edhe Gjinushit kuptohet mirë i kam bërë. Me sa duket e ka një çikë të vështirë të pranojë këto qëndrimet e ndryshme.
Gazetari: Tezat tuaja përsëri tek korrupsioni synojnë?
Dhori Kule: Patjetër. Ajo është linja. Korrupsioni dhe demokratizimi i partisë. Të dyja bashkë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame