Skënder Gjinushi, intervistë (3 Dhjetor 1999)
Kryesia e Partisë Social Demokrate ka miratuar sot zyrtarisht propozimet e Partisë Socialiste për institucionalizimin e Aleancës për Shtetin. Platforma e paraqitur në forumin e lartë social demokrat përfshin mbledhjen e tryezës së koalicionit një herë në muaj, përgatitjen e një konvente të përbashkët e të tjerë.
Skënder Gjinushi: Patjetër që PSD është dakort sepse ka qënë kërkesë e jona, pra s’kemi pse të mos jemi dakort me këtë platformë, që disa kanë dashur ta quajnë robërim partish, por futja në koalicion është e vullnetshme, dihet që të gjitha partite kanë hyrë me vullnetin e lirë dhe gjithmonë ka rregulla loje. PSD i ka kërkuar këto rregulla loje, pra nuk janë imponuar. Ashtu siç i kanë kërkuar dhe partitë e tjera. Pra janë rregulla se si do komunikojmë me njëri- tjetrin dhe si do përballojmë problemet kryesore me të cilat ndeshet vendi.
Përgatitja për Kongresin ka vijuar mbledhjen e sotme të social demokratëve. Sipas Gjinushit Kongresi do të zgjedhë vetëm kryetarin ndërsa sekretarët do t’i zgjedhë Këshilli i Përgjithshem Kombëtar. Duket se nuk do mungojnë dhe kandidaturat e kundërshtarëve të Gjinushit. Dhori Kule do kandidojë përsëri për postin e hequr. Gjinushi nuk shprehet kundër kandidatëve të lirë.
Skënder Gjinushi: Ne kemi pasur gjithmonë kandidatura të lira nuk vihet në diskutim kandidimi i lirë, nuk është vënë kurrë në diskutim. Madje në të tëra mbledhjet e këshillit të PSD, po kujtojmë vetëm mbledhjet, e dini që ka pasur dhe propozime spontane deri nga salla./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego