Zgjedhjet në SHBA, Gjykata e Lartë e Floridas shtyn datën e shpalljes së rezultateve (22 Nëntor 2000)
Gjykata e Lartë e Floridas ka vendosur në unanimitet të plotë që të pranojë rezulutatin e numërimit të votave me dorë dhe ka përcaktuar 26 nëntorin si datën që më në fund do të shpallen rezultatet. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë konsiderohet si një fitore juridike për Al Gorin, kandidatin demokrat. Por, si janë zhvilluar ngjarjet paszgjedhore në Amerikën e mbetur pezull mes Bush dhe Gor.
7 nëntori ishte data e shumëpritur për shpalljen e fitores së zgjedhjeve presidenciale. Fillimisht u dha lajmi se megjithëse Gor kishte shumicën e votave, Bush fitoi 25 votat e kolegjit elektoral në Florida duke u shpallur president, por jo për shumë kohë. Pas një telefonate urimi në datën 8 me orën 14:20 amerikane, Gor refuzon rezultatin e Floridas. Në datën 9 nëntor, Al Gor paraqet në Gjykatën e Floridas anomalitë në votime dhe kërkonte numërimin me dorë të votave në vendet e diskutuara./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori