16:03 13/02/2014Radio Shqiptare mbush 75 vjeç, në ditën botërore të saj. Për të kujtuar datëlindjen e saj gazetari Arben Muka sjell librin “Dinamika e transmetimeve Radiofonike në Shqipëri” që nga ngjizja e parë në vitin 1938 e deri në ditët e sotme. Autori, i dashuruar pas radios për të cilën ndan edhe sot të njëjtin pasion, sjell detaje të ilustruara me foto të transmetimeve gjatë kohës së luftës, realizmit socialist dhe lulëzimit të radiove private.Edhe pse në ditet e sotme, radio është zë dhe figurë duke e humbur mistikën, ajo mbetet bashkëudhëtarja jonë. E kaluara tregon se në territorin shqiptar kanë lëshuar sinjalin e tyre 142 radio, nga të cilat vetëm 74 prej tyre kanë mundur ti rezistojnë tregut dhe zhvillimit të teknologjisë. Ajo që mbetet për tu vlerësuar është se 37 përqind e zërave janë femra. Në këtë botim voluminoz, hulumtim disa vjeçar shkencor, Arben Muka rendit gjithë elementët që përbëjnë një radio.