Greqia ndryshon ligjin e emigracionit


Greqia ndryshon ligjin e emigracionit

16:32 15/02/2014 PARLAMENTI_GREKEmigrantët që jetojnë prej vitesh në Greqi dhe që kanë një leje qëndrimi do të kenë mundësi të lëvizin lirisht në vendet e Bashkimit Europian. Ministria e Jashtme greke ka dorëzuar në parlament projektligjin e ri për emigracionin, i cili u mundëson ekstrakomunitarëve të pajisen me një leje disavjeçare qëndrimi, që do të jetë e vlefshme edhe për vendet anëtare të bllokut.

Zv/ministri i Jashtëm, Leonidhas Grikorakos u shpreh se ky projektligj do të çlirojë nga izolimi mijëra emigrantë që ndodhen prej vitesh në Greqi dhe që vuajnë pasojat e papunësisë.

Nga ky projektligj do të përfitojnë edhe fëmijët e emigrantëve të lindur në Greqi, të cilëve u jepet mundësia që në moshën 18-vjeçare të marrin nënshtetësinë greke.

 

 





Të ngjashme