Del ekspertiza për vëllezërit Çollaku


Del ekspertiza për vëllezërit Çollaku

12:43 26/12/2013 Vellezerit Collaku Familjarët e dy vëllezërve Çollaku të cilët u vranë nga policia greke në Prespë janë njohur me raportin e policisë së Follorinës lidhur me ngjarjen. Në të thuhet se vëllezërit Melsi dhe Elton Çollaku u plagosën në një shkëmbim zjarri me policinë greke dhe ndërruan jetë më pas në spitalin e Follorinës. Nga autopsia ka rezultuar se viktimat kanë pasur dëmtime në pjesën e sipërme të kraharorit dhe trauma në pjesën e barkut të shkaktuara nga qitjet ballore me armë zjarri. Ekspertiza e policisë së Follorinës, përputhet me atë të policisë shqiptare, ku thuhet se vdekja e vëllezërve Çollaku është shkaktuar nga qitja me armë zjarri. Familjarët e dy viktimave e kanë kundërshtuar raportin e mjekëve shqiptarë duke kërkuar kryerjen e ekspertizës të huaj, nërsa Prokuroria e Korçës është duke hetuar për vrasjen në rrethana cilësuese të Melsi dhe Elton Çollakut.





Të ngjashme