Pas 9 vitesh Shqipëria kthehet në listën e zezë të drogës


Pas 9 vitesh Shqipëria kthehet në listën e zezë të drogës

15:47 17/02/2014 nokaIsh ministri i brendshëm, Flamur Noka deklaron se pas 9 vitesh Shqipëria është kthyer në listën e zezë të vendeve nga ku kryhet trafiku i drogës.

Sipas tij, raporti i fundit që e cilësonte Shqipërinë si vendi me origjinën dhe tranzitit të drogës ka qenë ai i viti 2004.

Deputeti demokrat thotë se shndërrimi i Shqipërisë në vend është pasojë e punës së dobët të policisë së shtetit dhe drejtimit të saj nga elementë të inkriminuar. Ai referohet një raporti të tre insitucioneve shqiptare të vitit 2005, dokument ku evidentohen emra të përveëëm si të përfshirë në trafiqe dhe që sipas Nokës sot drejtojnë kupolën e policisë së shtetit.

Një ditë më parë, në një intervistë për “La gazzeta del mezzogiorno”, një zyrtari i lartë i policisë italiane, citohet të ketë thënë se droga nga Shqipëria mbërrin në Itali me varka, peshkaregja, gomone, motoskafe të fuqishme.

Sipas Maurizio Muscara, Italia është në alarm për drogën që vjen nga Shqipëria, dhe që ka pushtuar brigjet e saj të Jugut. Nga ana tjetër policia e shtetit dhe Ministria e Bredshme nuk kanë preferuar  të japin asnjë deklaratë apo reagim zyrtar në lidhje me këtë shqetësim të autoriteteve italiane.





Të ngjashme