Përplasje mes drejtuesve të furgonëve në Lushnje


Përplasje mes drejtuesve të furgonëve në Lushnje

15:34 17/02/2014 grevaDrejtuesit e furgonave të licensuar prej 10 ditësh nuk lejohet të punojnë pas vendimit të qeverisë për t’i përjashtuar nga transporti ndërqytetas. Por punën e tyre tashmë po e kryejnë furgonat e palicensuar. E ky fakt solli përplasje mes tyre në Lushnje.

Vendimi i qeverisë për të ndaluar transportin e pasagjerëve me furgonë jo vetëm ka lënë pa punë një pjesë të mirë të shoferëve por i ka vendosur ata edhe në një përballje të hapur me njeri tjetrin si dhe me furgonët e palicencuar. Në lushnjë shoferët e licensuar kanë luajtur rolin e policisë duke ndaluar furgonët me targa të bardha.

Jo vetëm kaq, ata janë përballur edhe me ata që nuk janë futur në grevë por vazhdojnë të punojnë në Elbasan kanë bllokuar një prej korsive të autostradës dhe nëse nuk do të gjejnë zgjidhje nga takimi që do të mbahet të martën me ministrin haxhinasto paralajmërojnë se do të bllokojnë edhe tunelin në Fier furgonët e licensuar nuk kanë punuar as sot. Kërkojnë të transportojnë pasagjerë në vajtje dhe kthim të destinacioneve.

Edhe në Shkoder greva e furgonëve vazhdon. Kanë mbi dhjetë vjet që mbajnë familjen me të njëjtën punë, duke transportuar pasagjerë dhe e shohin të pamundur që të gjejnë një profesion tjetër për të siguruar të ardhurat.





Të ngjashme