Helmimi i nxënësve në Gostivar, ende nuk dihen shkaqet
Helmimi i nxënësve në Gostivar, ende nuk dihen shkaqet
Shpërndaje
22:22 18/02/2014Ende nuk dihet lloji i substancës që helmoi 60 nxënësit shqiptare të shkollës ekonomike të Gosivarit në Maqedoni.Rezultatet e publikuara sot nga mjekësia ligjore në Shkup konfirmojne se në gjakun e nxënësve nuk është gjetur asnjë lloj helmi.Nga ana tjetër nuk dihet se si janë shkaktuar simptomat e helmimit tek nxënësit dhe profesorët, të cilat para disa ditësh u shtuan me urgjencë në spital me shenja helmimi.Konkluzionet e mjekësisë ligjore i ka përsëritur edhe Ministria e Brendshme, ndërsaProkuroria paralajmëroi vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.