15:32 19/02/2014Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Nikola Vuljaniç kritikon shkarkimin e ekspertëve nga administrata publike.Sipas tij, ndryshimet në administratën publike nuk duhet të bëhen në kurriz të ekspertizës. Vuljaniç shpjegon se pa këtë ekspetizë, nuk mund të ngjitet shkalla tjetër e integrimit europian. Është njësoj si ta fillosh edhe një herë proçesin nga e para dhe Shqipëria s'ka kohë për të humbur në integrimin europian.Gazetarja: Performanca e administratës publike është një nga kriteret që duhet të përmbushi Shqiëria për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Aktualisht, ka një numër të madh ekspertësh që janë shkarkuar nga kjo administratë. Kur themi ekspertë, nënkuptojmë 4 vjet kohë për formimin e tyre dhe shpenzime të fondeve të BE-së për t’i trajnuar ata. Cili është qëndrimi juaj për këtë ?Nikola Vuljaniç, eurodeputet:“E kuptoj qëndrimin e kryeministrit që po mundohet që të sjellë ndryshime në administratën publike, duke venë persona te të cilët ai ka besim, por kjo s’duhet të ndodhë në kurriz të ekspertëve. Seleksionimi i punonjësve të administratës duhet të bëhet vërtet me shumë kujdes. Kam marrë letra nga qytetarë që janë shkarkuar nga administrata publike dhe kam folur me ambasadoren e Shqipërisë këtu. Ajo më premtoi që do t’ia transmetojë këtë shqetësim qeverisë. Shkarkimi i ekspertëve nuk është aspak një gjë e mirë, është humbje e njerzve, është humbje parash. Shqipëria s’është vend i madh. Ju jemi pak më shumë se 2 milion e gjysëm. Ju s’mund ti lejoni vetes që të hiqni persona që janë specializuar dhe kanë marrë trajnimin e duhur për çështjet përkatëse. Pse mos të shfrytëzohen njohjet dhe përvoja e tyre ? Ky është vetë kuptimi i profesionistëve. Pak rëndësi ka kush është në fuqi, profesionistët janë profesionistë”.Gazetarja: Dje është formuar në Shqipëri një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve që janë shkarkuar nga administrate publike . Sipas tyre, ka 4 mijë persona që janë shkarkuar padrejtësisht në rang vendi. A ju flet kjo shifër?Nikola Vuljaniç, eurodeputet: Nuk jam i informuar për katë 4 mijë persona. Por le ta zemë, që 3 mijë persona kanë qenë të punësuar nga partia e mëparëshme. Po 1000 personat e tjerë ? C’farë bëhet me ta? Kjo është ta fillosh dhe një herë nga e para. Dhe nuk mund të ngjisësh shkallën tjetër të proçesit të integrimit, sepse s’premton koha. S'është lëvizja e duhur.