17:00 19/02/2014Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm mbi 140 kilogramë mariuanë. Lënda narkotike po transportohej nga një i ri që ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të paditur.Po sot gjatë kontrollit të zonës detare në afërsi te Ksamilit është bërë e mundur që të gjenden, rreth 47 kg lëndë narkotike, e ndarë në 42 pako të mbështjella me natriban, e cila u hodh në det nga trafikantët sapo konstatuan shërbimët e policisë që u vunë në ndjekje të tyre.